Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, ka prezantuar përmes një videomesazhi prioritetet e mandatit të tij diplomatik në Shqipëri.
Forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimi i tregtisë dhe investimeve, si dhe lufta kundër krimit ndërkombëtar do të jenë tri shtyllat kryesore të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
Diplomati amerikan ka paralajmëruar një proces vlerësimi dhe takimesh me përfaqësues të institucioneve, politikës, drejtësisë dhe biznesit për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. (A2 Televizion)