“19-vjeçarja kishte qumësht gjiri pa qenë shtatzënë, vetëm nga luleshtrydhet”, toksikologia tregon rastin shqetësues

Nga A2 CNN
30 Mars 2026, 09:22 | Aktualitet

Një rast i rrallë dhe shqetësues është bërë publik nga mjekja toksikologe Suela Xhufi, e cila ka ndarë eksperiencën e saj gjatë një interviste në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN.

Sipas saj, bëhet fjalë për një vajzë 19-vjeçare, studente, e cila kishte filluar të prodhonte qumësht gjiri pa qenë shtatzënë, vetëm nga fakti që konsumonte çdo ditë lulështrydhe, të cilat kishin nivel të lartë pesticidesh. Xhufi vuri në dukje se mjekët duhet ta ngrenë më shumë zërin për raste të tilla, pasi ushqimet që po konsumojnë nuk janë të sigurta. 

Unë kam pasur një rast me lulështrydhen, të një vajze 19 vjeçe, e kam pasur studente, dhe kishte prodhim qumështi pa qenë shtatzënë. Është rast…Këtë e kishte vetëm nga ngrënia e lulështrydheve, hante një vasketë në ditë, nga pesticidet e shtuara. E kuptoni sa nivel i lartë është. Në fund u pa dieta, sepse mendonin mos ka prolaktinemi, sepse kur ke nivel të lartë të prolaktinës i bie që mund të kesh ndonjë tumor, sidomos kur nuk je shtatzënë. Mjekët në Shqipëri duhet ta ngrenë zërin për këto raste, sepse të gjithë ushqehemi jo mire dhe me ushqime që s’janë të sigurta. Kur janë perime, fruta, të mëdha s’janë OK, duhet të jenë të shëmtuara, siç ka qenë dikur”, tha mjekja toksikologe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos