Zero tolerancë ndaj abuzimeve me karburantet! Tatimet aksion kundër informalitetit në Durrës

Nga A2 CNN
29 Mars 2026, 12:34 | Aktualitet

Zero tolerancë ndaj abuzimeve me karburantet! Tatimet aksion kundër

Aksioni kundër informalitetit dhe abuzimeve me çmimet e karburanteve i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, u shtri edhe në Durrës.

Sipas publikimit në rrjetet sociale, Task-Forca e Administratës Tatimore dhe Doganore konstatoi shmangie nga detyrimet tatimore dhe doganore, duke përfshirë moslëshim faturash, mall pa dokumentacion (3 ton gaz), mosafishim çmimesh, kasë jo funksionale dhe subjekte pa certifikatë kalibrimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se ka sekuestruar dokumentacionin jotatimor u për hetime të mëtejshme, ndërsa kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin me zero tolerancë ndaj shkeljeve të ligjit.

 
 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos