
Që prej pasdites së djeshme, 102 kontejnerët që ndodhen në hapësirën e një subjekti privat në Spitallë, me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, kanë nisur të zhvendosen drejt një lokacioni tjetër, po në afërsi të zonës.
A2 CNN raporton se kontejnerët me mbetjet e dyshuara toksike u zhvendosën në fshatin Vrinë, pranë Shënavlashit, në afërsi të zonës së pallateve të ndërtuara për të pastrehët e tërmetit.
Procesi po kryhet me urdhër të Prokurorisë së Durrësit dhe me mbikëqyrjen e autoriteteve ligjzbatuese.
Zhvendosja synon menaxhimin e sigurt të materialeve dhe vijimin e procedurave ligjore për trajtimin e tyre.
Në operacion po asiston edhe Policia e Durrësit për garantimin e sigurisë gjatë transportit dhe zhvendosjes. (A2 Televizion)