300 vende të reja në Policinë e Shtetit, ministri Lamallari: Aplikoni për t'i shërbyer sigurisë së vendit

Nga A2 CNN
16 Gusht 2026, 21:21 | Aktualitet

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, ministri Lamallari:

300 vende të reja pune janë hapur në radhët e “uniformave blu” për funksionin "Patrullë e Përgjithshme". Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka ftuar të rinjtë e të rejat që të aplikojnë, duke garantuar që procesi do udhëhiqet nga merita dhe transparenca.

Ministri vë në dukje se  Shqipëria ka nevojë për njerëz që zgjedhin të shërbejnë me uniformë, duke shtuar se rendi dhe siguria janë parakusht të zhvillimit.

300 vende për të rinj e të reja që duan të zgjedhin një profesion me mision: Policinë e Shtetit.  Janë hapur aplikimet për konkurrim për pranimin në funksionet e rolit zbatues “Patrullë e Përgjithshme”. Një proces që udhëhiqet nga merita, shanset e barabarta, transparenca dhe integriteti.  Për të rinjtë që duan të jenë pjesë e një Shqipërie europiane, moderne dhe të sigurt, uniforma është një mundësi për të kontribuar me dinjitet, profesionalizëm dhe përgjegjësi. Ju ftoj të aplikoni në periudhën mes 17 gushtit deri më 18 shtator 2026.  Shqipëria ka nevojë për njerëz që zgjedhin të shërbejnë me uniformë, për rend e siguri si parakusht i zhvillimit. Bëhuni pjesë e Policisë së Shtetit dhe e misionit për një Shqipëri më të sigurt”, thuhet në mesazhin e Lamallarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos