Policia Kufitare u vjen në ndihmë dy pushuesve në liqenin e Pogradecit 

Nga A2 CNN
16 Gusht 2026, 19:13 | Aktualitet

Policia Kufitare u vjen në ndihmë dy pushuesve në liqenin e

Policia Kufitare u ka ardhur në ndihmë dy pushuesve në Pogradec që kishin dalë në liqen me një pedalinë dhe nuk po mundeshin të ktheheshin në breg për shkak të lodhjes.

Shërbimet e Policisë reaguan duke bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e sigurt në breg të dy shtetasve, të cilët kishin dalë në liqen për t’u larë, por njëri prej tyre, për shkak të lodhjes, nuk po mundej të hipte më në pedalinë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në sektorin liqenor, në vendin e quajtur përballë “Urës”, kanë konstatuar dy shtetas që po kërkonin ndihmë. Shërbimet e Policisë Kufitare u afruan menjëherë dhe u dhanë ndihmën e nevojshme të dy shtetasve, njëri prej të cilëve ishte lodhur gjatë notimit dhe nuk po mundej të hipte në pedalinë që kishin marrë me qira për t’u kthyer në breg. Dy shtetasit falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar. Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve dhe fton këdo që ndodhet në nevojë të telefonojë në numrin pa pagesë 112”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos