Maratona e notit, tradita e Pogradecit në nder të notarit Agron Ruvina

Nga Artin Halili
16 Gusht 2026, 17:20 | Aktualitet

Maratona e Notit "Agron Ruvina", ka mbledhur në Pogradec  sportistë të të gjitha moshave nga 4 shtete të rajonit. Maratona u zhvillua në 3disiplina të ndryshme, për fëmijë, veteranë dhe profesionistë.

Titulli kampion i mbeti Pogradecit. Notarja profesioniste Lizi Gusho e ardhur enkas nga Amerika, arriti të shkëputej duke lënë pas sportistët e tjerë. Gara e veteranëve ishte më e veçanta e kësaj maratone. Ish-sportistë të cilët e kanë njohur Ruvinën dhe sukseset e tij, sot e kujtojnë me nostalgji.

Maratonës i janë bashkuar edhe shtetas të huaj që jetojnë prej vitesh në Shqipëri. Sipas tyre gara të tilla e bëjnë edhe më të bukur Pogradecin.

Maratona “Agron Ruvina” krahas kujtimit për rekordmenin e notit pogradecar ka në fokus promovimin e këtij sporti për të afruar sa më shumë të rinj e pjesëmarrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos