
Policia ka zbardhur katër raste vjedhjesh në Peqin dhe Elbasan dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të tyre.
Në pranga kanë rënë G. Y., 34 vjeç, dhe F. J., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Sipas policisë, dy të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar për të kryer vjedhje në banesa, biznese dhe automjete në Peqin dhe Elbasan. Tre prej rasteve dyshohet se janë kryer gjatë javës së fundit.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një automjet të marrë me qira, i cili dyshohet se përdorej për vjedhjet.
Gjithashtu janë gjetur mjete që dyshohet se përdoreshin për hapjen e dyerve, bravave dhe qepenave, si dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjeve. (A2 Televizion)