Skafi rrezikonte të fundosej, Policia Kufitare i vjen në ndihmë drejtuesit të mjetit dhe 7 familjarëve në Spille

Nga A2 CNN
31 Gusht 2026, 08:14 | Aktualitet

Skafi rrezikonte të fundosej, Policia Kufitare i vjen në ndihmë

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare i kanë dhënë ndihmë drejtuesit të një skafi dhe 7 familjarëve të tij në Spille pasi mjeti rrezikonte të fundosej.

Gjatë monitorimit të hapësirës detare në zonën e Spillesë, pas njoftimit se një mjet lundrues kërkonte ndihmë, rreth 1 milje nga bregu, në drejtim të Forsilukut, shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare reaguan menjëherë, duke konstatuar një mjet lundrues tip skaf, në të cilin ndodheshin 8 shtetas, i cili kishte pësuar defekt në motor, ishte mbushur me ujë dhe rrezikonte të fundosej. Shërbimet e Policisë i kanë dhënë ndihmën e nevojshme drejtuesit të skafit dhe 7 familjarëve të tij, duke tërhequr mjetin lundrues dhe e nxjerrë atë në breg, në Karpen. Të 8 shtetasit që ndodheshin në skaf ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan shërbimet e Policisë për ndihmën e dhënë”.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti lundrues kishte dokumentacion të rregullt, ndërsa drejtuesi dispononte leje drejtimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos