
Pesë efektivë policie kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së opozitës në Tiranë.
Gazetari i A2CNN, Igli Çelmeta, raporton se, sipas informacionit zyrtar nga Policia e Shtetit, efektivët e dëmtuar janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
“Sipas informacionit zyrtar nga policia e shtetit ka mbetur të lënduar pesë efektivë policie të dëmtuar, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë burime policore bëjnë me dije se deri në këto momente janë shoqëruar tre protestues të cilët kanë hedhur molotovë në drejtim të policisë”, raportoi Çelmeta.
(A2 Televizion)