
Qytetarë nga Kurbini dhe Lezha janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së opozitës që do të zhvillohet ditën e sotme.
Autokolona automjetesh janë parë përgjatë rrugës, ku disa prej tyre mbajnë flamuj të Partisë Demokratike.
Protesta kombëtare e opozitës është parashikuar të nisë në orën 18:00 në Tiranë. (A2 Televizion)