Festa e Sulltan Novruzit, besimtarët bektashinj festojnë ditëlindjen e imam Aliut

Nga Armend Pire
22 Mars 2026, 13:19 | Aktualitet

22 Marsi shënjon “Ditën e Re” për besimtarët bektashinj. Në ditëlindjen e Imam Aliut, është kremtuar festa e Sulltan Novruzit. Një nga festat që simbolizon lindjen e shpresës, ringjalljen e njerëzimit dhe e një të ardhme më të mirë.

Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, qindra besimtarë morën pjesë në ceremoninë e drejtuar nga Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili uroj këtë ditë të shënjuar.

Ndihma, solidariteti dhe përkrahja e njëri-tjetrit ishte mesazhi që Baba Edmond Brahimaj ndau me besimtarët, në një datë përkujtimore edhe me Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve.  

Në këtë ditë bektashinjtë gatuajnë ushqimet karakteristike, si byreku me 12 lloj të ndryshme barishtesh ku brenda në byrek futet edhe një monedhë metalike. Personi që gjen monedhën cilësohet me fat dhe do të kalojë një vit të begatë e me mbarësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos