Apeli i ish-luftëtarëve të UÇK, “Shqiptaria të lërë ndasitë dhe të bashkohet për kombin”

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
18 Shtator 2026, 13:23 | Aktualitet

Ashtu si 30 vite më parë vinin në portin e Durrësit për të çliruar Kosovën, ashtu erdhën edhe mëngjesin e së premtes, luftëtarët e UÇK, por kësaj radhe me zemrën e thyer, por me shpresën e madhe, që tashmë duhet të bëhet bashkë e gjithë shqiptaria.

Ikën në Hagë për të marrë prej andej ish-komandantë e çlirimit të Kosovës, por u kthyen të brengosur për atë që ata e quajtën si turp të Gjykatës Speciale.

E megjithatë, ëndrra dhe shpresa janë më të forta se kurrë. Ish-luftëtarët dhe veteranët e UÇK kanë bërë thirrje gjithashtu për protesta të matura, në mënyrë që të mos cënohet shteti për të cilin ata dhe luftuan dhe shumë të tjerë dhanë edhe jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos