Fermerët pa asnjë mbështetje, gjithnjë e më pak drithëra të prodhuara në vend

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
17 Shtator 2026, 16:16 | Aktualitet

Fermerët që kultivojnë drithërat në zonën e Libofshës në Fier, po ulin vit pas viti sipërfaqet e mbjella, pasi janë të pafuqishëm të sfidojnë mungesën e vëmendjes nga shteti, kushteve dhe çmimeve mjaft të larta të shërbimeve.

Gjithnjë e më pak sipërfaqe e mbjellë, gjithnjë e më pak rendiment dhe natyrisht gjithnjë e më pak fitim. E vetmja e dhënë në ngritje janë shpenzimet. Në këtë mënyrë e përmbledhin fermerët që kultivojnë drithëra në zonën e Libofshës në Fier, sezonin e tyre pas korrjeve të misrit.

Një nga problematikat kryesore të këtyre fermerëve përveç çmimeve të punimeve dhe plehra kimike, janë edhe mungesa e dokumentacionit në tokat që punojnë dhe që i marrin me qira, duke u penalizuar tek subvencionet që duhet të marrin nga shteti.

Të dhënat flasin që vitin e ardhshëm sipërfaqja e mbjellë me drithëra do të jetë akoma edhe më e vogël, çka do të thotë më pak toka të punuara, më pak fermerë që përpiqen të mbijetojnë dhe më pak shpresë për rimëkëmbjen e bujqësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos