Bojkotohet mësimi, mikrobuzi me 20 vende për 45 nxënës dhe mësues

Nga Gazment Janku
17 Shtator 2026, 17:42 | Aktualitet

Bojkotohet mësimi, mikrobuzi me 20 vende për 45 nxënës dhe

Mbi 40 nxënës të shkollës 9-vjecare të Troshanit në Lezhë kanë bojkotuar procesin mësimor që duhet ta vazhdojnë në një tjetër shkollë. Për shkak të rikonstruksionit të shkollës së Troshanit, nxënësit janë orientuar të vijojnë procesin mësimor në shkollën e Krajanit rreth 7 kilometra larg.

Por sipas prindërve të nxënësve që sot kanë protestuar, mikrobuzi që është në dispozicion të transportit të mësuesve dhe nxënësve nuk ka më shumë se 20 vende, ndërsa fëmijët e tyre detyrohen të ngjeshën dhe të udhëtojnë në kushte aspak normale dhe aq më pak të sigurta. Prindërit kanë denoncuar edhe mungesën e kushteve në shkollën e Krajanit.

Në lidhje me këtë shqetësim drejtori i Arsimit Parauniversitar në Lezhë, Hasan Muça, jashtë kamerave ka premtuar zgjidhjen e problematikës me vendosjen edhe të një mjeti tjetër në dispozicion për transportin e nxënësve dhe se sipas tij vendimi për tranferimin e nxënësve nga shkolla e Troshanit në atë të Krajani ishte marrë në fund të gushtit, në një kohë kur kontrata për transportin ishte lidhur më herët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos