Arrest në shtëpi për shefen e SHISH, ja pasuria e deklaruar e Vlora Hysenit

Nga A2 CNN
22 Shtator 2026, 11:34 | Aktualitet

Arrest në shtëpi për shefen e SHISH, ja pasuria e deklaruar e

Drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, ka deklaruar si pasuri një llogari kursimi në vlerën 1,896,831.38 lekë. Kjo deklaratë rezulton të jetë pasuria e deklaruar pranë ILDKPI-së, në kuadër të detyrimit për deklarimin e pasurisë, të ardhurave dhe shpenzimeve nga zyrtarët publikë.

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, pas kërkesës së SPAK. Por masa e sigurisë ndaj drejtueses së SHISH nuk është ekzekutuar ende, pasi ajo ndodhet jashtë shtetit.

Hyseni, e cila drejton SHISH që prej vitit 2023, është gjithashtu pezulluar nga detyra.

Arrest në shtëpi për shefen e SHISH, ja pasuria e deklaruar e (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos