
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku është marrë në pyetje nga prokurorët.
Pas përfundimit të dëshmisë, Proda është larguar nga SPAK, ndërsa nuk janë bërë publike detaje zyrtare mbi çështjen për të cilën është pyetur.
A2 CNN raporton se gjatë kohës që ka qenë duke dhënë deklarime në SPAK, Prodës i është bërë edhe kontrolli i banesës në kuadër të hetimit të dosjes së AKSHI-t.
Kontrollet dyshohet se synojnë gjetjen e provave që mund t'i shërbejnë hetimit. (A2 Televizion)