Boshatiset bulevardi, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Nga A2 CNN
16 Tetor 2026, 19:21 | Aktualitet

Forcat e Policisë kanë ndërhyrë sërish mbrëmjen e sotme për shpërndarjen e protestuesve në Tiranë, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Gazetari i A2 CNN Marjo Brakaj raporton se pas ndërhyrjes së forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivëve “Shqiponja”, bulevardi është liruar nga protestuesit, ndërsa pjesa më e madhe e turmës është përqendruar në zonën e Parkut Rinia.

Boshatiset bulevardi, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës

Në terren janë pozicionuar dy automjete ujëhedhëse, të mbështetura nga forcat e policisë. Gjatë përplasjeve, protestuesit kanë hedhur gurë dhe janë përpjekur të krijojnë barrikada për të penguar avancimin e automjeteve policore, por pa sukses.

Kjo ishte ndërhyrja e tretë e forcave të policisë për shpërndarjen e turmës gjatë mbrëmjes. Ndërkohë, në disa zona dëgjohen thirrje të të rinjve për t'u bashkuar me protestën.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos