Mes lotësh një protestuese e cila kishte ardhur nga Shkodra, bëri apel për t’u ulur këmbëkryq dhe për të bërë paqe. Në një lidhje me Ditarin e Pandi Gjatës në A2 CNN nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, protestuesja u bëri apel të rinjve që të mos lejojnë të përgjaken nga policia.
“Dua ti drejtohem gjithë gocave dhe çunave që janë atje. Protestën paqësore nuk e doni. Po përgjakemi rrugës. Kam vetëm një mesazh; aty ku jeni uluni këmbëkryq dhe bëni paqe. Kanë qenë 48 orë të tmerrshme. Kam që në mëngjes në Shkodër, nuk ia vlen e kam provuar unë para jush kam dy vite. Nuk kam frikë të dal me fytyrë se në çdo drejtori të policisë së Tiranës është emri im. Jam 26 9vjeça) e di se çfarë po kaloni e vuani, por boll, ju lutem uluni këmbëkryq. jemi ilirë, dardanë e shqiptarë. Nuk jemi as Palestinë as Ukrainë. Kthehuni te tradita uluni këmbëkryq dhe mos lejoni të na përgjakin rrugëve. Nuk vazhdohet kështu. Ai Erdogani i vogël do të na bëjë Turqi, do na marshojë ushtria rrugëve, do të vdesim”. (A2 Televizion)