Mësuesi 60-vjeçar që akuzohet se i dërgonte mesazhe me përmbatjet erotike një nxënëse vetëm 13-vjeçe është lënë në burg nga Gjykata e Fierit.
Ka qenë vetë nxënësja e cila ka treguar ngjarjen, ku fillimisht ajo ka folur me prindërit pasi ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. Prindërit pas dëshmisë së vajzës kanë bërë denoncimin në polici dhe mësuesi është ndaluar.
Pas administrimit tē mesazheve dhe verifikimeve të kryera policia ka arrestuar mësuesin ndërsa materialet i janë nënshtruar procedurave të mëtejshme ligjore.
Mbi mësuesin 60-vjeçar rëndojnë tre akuza “Ngacmim seksual”, “Shpërdorim detyre” dhe “Pornografia”. (A2 Televizion)