
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është pritur me protesta pranë godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.
Forcat e rendit kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit dhe për t’i mbajtur ata jashtë perimetrit të sigurisë të ngritur në zonën përreth Kryeministrisë, shkruan A2CNN.
Gjatë ndërhyrjes së policisë, protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër Policisë së Shtetit dhe kryeministrit Edi Rama.
“Polici e Gysit”, “Polici e krimit”, “Arrestoni Ramën” dhe “Turp” kanë qenë disa prej thirrjeve të protestuesve.
Në pamjet e publikuara shihen efektivët e policisë teksa krijojnë një kordon sigurie dhe largojnë protestuesit nga zona, ndërsa këta të fundit kundërshtojnë ndërhyrjen dhe vijojnë protestën. (A2 Televizion)