“Bypass-i i Shëngjinit përfundon në 2027”, Rama: Investim strategjik për turizmin dhe qarkullimin

Nga A2 CNN
13 Qershor 2026, 11:24 | Aktualitet

“Bypass-i i Shëngjinit përfundon në 2027”, Rama:

Ndërtimi i Bypass-it të Shëngjinit do të përfundojnë në shkurt të vitit 2027. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa ka ndarë edhe foto nga punimet.

Sipas kreut të qeverisë ky është një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për zhvillimin e turizmit në veri të vendit, që do të lehtësojë qarkullimin dhe rritjen e kapaciteteve turistike të zonës.

“Bypass-i i Shëngjinit përfundon në 2027”, Rama:

“Bypass-i i Shëngjinit është një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për turizmin në veri. Ky aks do të shmangë trafikun në qendër të qytetit dhe do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit veror, duke lidhur Shëngjinin me Ranën e Hedhun dhe më tej me Velipojën.

I ndërtuar përgjatë malit të Rrencit, bypass-i do të shërbejë edhe si një rrugë panoramike që rrit atraktivitetin turistik të zonës.

“Bypass-i i Shëngjinit përfundon në 2027”, Rama:

Punimet pritet të përfundojnë në shkurt 2027”, shkruan Rama. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos