Prej tre ditësh grupet e konstatimit të dëmeve në zonat që u përfshinë nga flakët në bashkinë e Fierit janë në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara. Gjatë këtyre ditëve janë konstatuar 15 objekte të djegura, që kryesisht ishin të braktisur ose ishin stalla për ushqimin e bagëtive.
Shumë pak objekte kanë pasur orendi shtëpiake brenda. Ndërsa dëmet më të mëdha janë në kulturat bujqësore, ku edhe vetë fermerët dhe banorët e zonës janë më të interesuara për dëmshpërblim, pasi janë e vetmja mundësi që nxjerrin të ardhura për familjet e tyre.
Por procesi i vlerësimit të dëmeve duket se do të jetë kompleks për shkak të mangësisë së dokumenteve që fermerët posedojnë për sipërfaqet që punojnë dhe kulturat që kanë mbjellë.
Paraprakisht dëmet në bujqësi dhe blegtori përllogariten në disa qindra milionë lekë sipas deklarimeve të bëra nga vetë fermerët në të paktën 6 fshatra që u përfshinë nga flakët. (A2 Televizion)