Dhuna në protestë, reagon deputeti i PS: Plaçkitësit e doktorit ia dolën të sfumojnë kauzën e studentëve

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 17:58 | Aktualitet

Dhuna në protestë, reagon deputeti i PS: Plaçkitësit e

Deputeti socialist Ardit Bido ka reaguar për dhunën në protestën e sotme, duke ia faturuar përgjegjësinë Sali Berishës. Në një postim në rrjetet sociale, Bido shprehet se “plaçkitësit e doktorit ia dolën edhe këtë herë të sfumojnë kauzat studentore”. Sipas tij viktima janë vetëm studentët, zë ri i të cilëve duhet të dëgjohet.

“Sot pamë dhunë, plaçkitje dhe shkatërrim. Në emër të studentëve dolën plaçkitësit e doktorit që ia dolën edhe këtë herë të sfumojnë kauzat studentore dhe të nxjerrin në pah derëzinë e kahershme të një partie që veç dhunë di. E këtu, viktima janë veç studentët, zëri i të cilëve duhet të dëgjohet dhe problemeve të të cilëve duhet t’u jepet përgjigje nga institucionet përgjegjëse, edhe kur zullumi i opozitës tenton t’i zëvendësojë përmes dhunës!”, shkruan Bido.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos