Përshkallëzohet protesta, sulmohet edhe Ish-Hotel Dajti, që është godinë e Bankës së Shqipërisë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 17:12 | Aktualitet

Pas 7 orësh, është zgjeruar tashmë harta e protestës së studentëve. Gazetari i A2 CNN Anesti Bajramemaj raportoi se një grup qytetarësh po sulmojnë godinën e dytë të Bankës së Shqipërisë që është ish-hotel Dajti, ku tentojnë të thyejnë kamerat e sigurisë së godinës dhe xhamat e derës kryesore e cila është vetmja pa grilla. Sipas ka kaos në Dëshmorët e Kombit, ku vazot e luleve janë hedhur në rrugë.

Më herët protestuesit kanë dëmtuar godinën e Ministrisë së Financave, duke thyer xhamat dhe duke tentuar t’i vënë flakën disa pjesëve të saj.

Ndërkohë, policia ka ndërhyrë pranë Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave, duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Përplasjet kanë vijuar edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku janë regjistruar vatra zjarri dhe dëmtime të tabelave reklamuese, kamerave dhe semaforëve.

Aktualisht një pjesë e protestuesve është drejtuar drejt Kryeministrisë, ndërsa grupe të tjera kanë vijuar përplasjet pranë institucioneve. Situata paraqitet kaotike, me gaz lotsjellës në disa segmente të bulevardit dhe dëmtime të pronës publike e private. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos