Protestat në Tiranë, 5 persona në urgjencën e Traumës, 3 të tjerë dalin nga QSUT

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 16:34 | Aktualitet

Protestat në Tiranë, 5 persona në urgjencën e Traumës,

Pesë persona, mes tyre tre protestues dhe dy efektivë policie, po marrin aktualisht trajtim në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës (SUT), pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë.

Sipas përditësimit të orës 16:30, të gjithë personat e paraqitur në urgjencë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë koshientë. 

Ndërkohë, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) bëhet e ditur se tre protestues kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos