“Duart larg studentëve!” Gazment Bardhi apel policisë: Ndalni terrorin ndaj rinisë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2026, 15:25 | Aktualitet

“Duart larg studentëve!” Gazment Bardhi apel policisë:

“Mos dhunoni studentët! Ndalni terrorin policor ndaj rinisë!” Këtë mesazh u përcolli kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi forcave të policisë të angazhuara gjatë protestës së sotme të studentëve. Në një postim në rrjetet sociale pas përshkallëzimit të protestës studentore të zhvilluar këtë të martë para Ministrisë së Arsimit, Bardhi shprehet se kush ngre dorë mbi rininë, dëshmon frikën nga zëri i saj dhe nga ndryshimi që ajo kërkon.

Sipas tij çdo akt dhune ndaj studentëve është një akt kundër së ardhmes së Shqipërisë.

“Të rinjtë dhe të rejat që protestojnë për një Shqipëri më të mirë meritojnë respekt, jo dhunë; përgjigje, jo represion; liri, jo frikësim!

Kush ngre dorë mbi rininë, dëshmon frikën nga zëri i saj dhe nga ndryshimi që ajo kërkon. Asnjë pushtet nuk mund ta shuajë me dhunë zërin e një brezi që kërkon dinjitet, drejtësi dhe të ardhme në vendin e vet.

Mos e ngatërroni heshtjen me bindjen dhe frikën me nënshtrimin. Rinia nuk intimidohet, nuk blihet dhe nuk ndalet!

Çdo akt dhune ndaj studentëve është një akt kundër së ardhmes së Shqipërisë. Dhe çdo pushtet që zgjedh dhunën përballë rinisë, përshpejton humbjen e legjitimitetit të vet.

Duart larg studentëve!” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos