Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka publikuar arritjet e strukturës që ai drejton në raportimin vjetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Kreu i SPAK, e ka cilësuar të suksesshme punën e SPAK gjatë vitit 2024, pavarësisht sfidave të hasura gjatë rrugës.
Sipas Dumanit, krahasuar me një vit më parë kallëzimet në SPAK nga qytetarët kanë pasur një rritje të theksuar.
“Brenda vitit 2024 KLP plotësoi SPAK me 20 prokurorë. Pavarësisht sfidave me të cilat jemi përballur, ne nuk e kemi ndalur punën. Kemi pasur arritje pozitive ne 2024. Rezultatet janë fryt i punës sonë në ekip. Motiv i përditshëm ka qenë edhe besimi i qytetarëve.
Krahasuar me vitin paraardhës, kemi 36 % më shumë hetime të kallëzimeve të bëra nga qytetarët.
SPAK ka rol aktiv për autoritetet e huaja. Nuk jemi më vetëm pritës, por edhe ndihmues për agjencitë partnere.
“SPAK ka intensifikuar bashkëpunimin me rajonin. Kemi punuar me Greqinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Po punohet edhe me Serbinë, me qëllim rritjen e kontakteve”, tha mes të tjerash Dumani. (A2 Televizion)