Dy të vdekur dhe disa të plagosur, pasojat e stuhisë që preku Shqipërinë, rreziku s'ka kaluar

Nga Armend Pire
22 Korrik 2026, 16:50 | Aktualitet

Dy të vdekur dhe disa të plagosur është bilanci tragjik i stuhisë që preku Shqipërinë gjatë mbrëmjes së të martës. Rreziku nuk ka kaluar, pasi të premten pritet të ketë sërish përkeqësim të kushteve të motit.

Moti i keq që përfshiu territorin e Shqipërisë u mori jetën 2 qytetarëve. Një elektricist 54 vjeç, ndërroi jetë mbrëmjen e së martës në Himarë që u përfshi nga stuhia e fortë. Bashkim Boçi ishte në detyrë duke tentuar të rilidhë një kabull energjie, kur i është shkëputur rripi i sigurisë që e lidhte me shtyllën elektrike. Boçi ra nga një lartësi 9 metra duke humbur jetën.

Viktima e dytë u regjistrua në Sarandë. Një peshkatar 61 vjeç u gjet i pajetë në ujërat pranë ishujve të Ksamilit, ndërsa mjeti i tij lundrues ishte fundosur. Mihal Zoi, kishte dalë për peshkim dhe humbi jetën si pasojë e kushteve të rënduara atmosferike gjatë stuhisë.

Por çfarë e shkaktoi këtë stuhi dhe a ka kaluar rreziku?

“Stuhia e jugut të Shqipërisë ka qenë një stuhi e shkëputur nga stuhia që ishte në veri dhe në zona qendrore. Stuhia e gjysmës veriore të Shqipërisë i takonte periferisë së stuhisë mjaft të fuqishme Bosnjë Hercegovinë, Mali i Zi, Kosovë dhe Maqedoni. Ndërsa stuhia e jugut ka qenë një suhi e shkëputur. Fuqizimi i menjëhershëm i vranësirave në kanalin e Otrantos, pra një shkëputje e një celule nga jugu i Italisë drejt brigjeve shqiptare. Ka kaluar shumë shpejt. Këto janë stuhi tipike të kthimit të tablo të përmbysjes së tablosë sinoptike nga temperatura jashtëzakonisht shumë të larta 401 dje. Ne sot presim 34. Domethënë të tilla rënie fyerje termike sjellin pikërisht këtë lloj suhish. Pritet të përsërit sërish ditën e premte. Ditën e premte kemi stuhi afatshkurtra thuajse në të gjithë territorin shqiptar”.

Moti i paqëndrueshëm shkaktoi dëme të shumta material në Sarandë, Himarë, Vlorë, Kukës dhe zona të tjera të Shqipërisë. Disa qytete mbetën pa energji elektrike, ndërkohë që të rrezikuara kanë qenë edhe prodhimet bujqësore të mbjella në sera. Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve në vijim dhe të shmangen qëndrimet në ambiente me potencial rriskunë rast të përkeqësimit të motit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos