Zjarr në Lazarat, digjen sipërfaqe bari dhe shkurre, shmanget rreziku për banesat

Nga Rigels Malile
22 Korrik 2026, 16:12 | Aktualitet

Zjarr në Lazarat, digjen sipërfaqe bari dhe shkurre, shmanget rreziku

Në fshatin Lazarat, Bashkia Gjirokastër, është raportuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me bar dhe shkurre.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, grupi i shërbimit zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje, ku ka konstatuar se zjarri, i favorizuar nga era, rrezikonte përhapjen në drejtim të banesave të banorëve.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, u bë e mundur izolimi dhe shuarja e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe rrezikimin e banesave.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë bashkimi i telave elektrikë si pasojë e erës së fortë.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me bar dhe shkurre, ndërsa nuk pati dëme në banesa apo dëme të tjera materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos