“Me dhimbje të thellë mora lajmin”, ministri Karakaçi reagon për elektricistin që humbi jetën në Himarë

Nga A2 CNN
22 Korrik 2026, 10:31 | Aktualitet

“Me dhimbje të thellë mora lajmin”, ministri

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka reaguar në rrjetet sociale, duke i shprehur ngushëllimet familjes së elektricistit, që humbi jetën teksa ishte duke riparuar defektet e shkaktuara nga moti i keq në Himarë.

Karakaçi thotë se “me dhimbje të thellë mori lajmin” për humbjen e Bashkim Boçit, i cili ka ushtruar me përkushtim dhe profesionalizëm detyrën deri në momentet e fundit.

Pas çdo rikthimi të energjisë, është kontributi i njerëzve që punojnë në kushte të rrezikshme, larg familjeve të tyre, për t’u shërbyer qytetarëve. Sot, një prej tyre nuk u kthye më. Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen e jetës së kolegut tonë, Bashkim Boçi, i cili ra në krye të detyrës, ndërsa ishte i angazhuar në riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq në zonën e Himarës”, shkruan Karakaçi në mesazhin e ngushëllimit.

Bashkimi ishte pjesë e OSSH Elbasan që prej vitit 2000 dhe e ushtroi detyrën me përkushtim dhe profesionalizëm deri në momentin e fundit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij. Ndajmë dhimbjen me ta në këtë moment të vështirë dhe nderojmë me mirënjohje kontributin dhe sakrificën e Bashkim Boçit në shërbim të qytetarëve. U prehtë në paqe”, vijon ministri mesazhin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos