E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA mbërrin në SPAK

Nga A2 CNN
17 Tetor 2024, 13:26 | Aktualitet

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA mbërrin në SPAK

Nancy VanHorn, e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, ka mbërritur në SPAK pak pas mesditës së të enjtes për të zhvilluar takime me drejtuesit e këtij institucioni.

Megjithëse, detajet konkrete të bisedimeve nuk janë bërë të ditura, vizita e saj përkon me përpjekjet e vazhdueshme të SHBA për të mbështetur luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, shkruan A2.

Ambasada Amerikane ka luajtur një rol të rëndësishëm në reformat në drejtësi dhe SPAK konsiderohet si një institucion kyç në zbatimin e këtyre reformave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos