E rëndë në Ksamil, një mjet lundrues përplaset me Policinë Kufitare, një viktimë dhe disa të plagosur

Nga Edi Ruçi
15 Qershor 2026, 19:55 | Aktualitet

E rëndë në Ksamil, një mjet lundrues përplaset me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Ksamil.

Një mjet lundrues dyshohet se është përplasur me mjetin e Policisë Kufitare.

Për pasojë një i ri ka humbur jetën, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur. Viktima e aksidentit është Albiano Kreçi, 22 vjeç, banor i Ksamilit.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Në njoftimin e policisë thuhet: "Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski (makinë lundruese), dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare. Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën. Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos