Efektivi i FA dëmtohet gjatë shuarjes së zjarreve në Mirditë, niset drejt Traumës

Nga A2 CNN
22 Gusht 2026, 17:11 | Aktualitet

Efektivi i FA dëmtohet gjatë shuarjes së zjarreve në

Një efektiv i Forcave të Armatosura është dëmtuar gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Mirditë.

Efektivi, i cili pësoi dëmtime gjatë ndërhyrjes, është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht, ai po ndiqet nga mjeku neurokirurg. Sipas informacionit të A2CNN, gjendja e tij është e stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË MBROJTJES 

Në operacionin e Forcave të Armatosura në Mirditë për shuarjen e zjarreve, një prej efektivëve A. K. është dëmtuar gjatë procesit të furnizimit me ujë të mjetit zjarrfikës.

Efektivi i lënduar është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, ku po merr aktualisht trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Efektivi i FA po ndiqet nga mjeku neurokirurg dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë qëndrimit në Spitalin e Traumës, efektivi është vizituar nga Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtënant Arben Kingji, të cilët janë interesuar menjëherë nga afër për gjendjen e tij shëndetësore.

Ministria e Mbrojtjes vijon të ndjekë nga afër gjendjen shëndetësore të efektivit dhe t’i qëndrojë pranë në këtë situatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos