Vlora, zgjedhja e parë nostalgjikët, pushuesit: Na pëlqen bregdeti, por janë zënë hapësirat

Nga Edi Ruçi
22 Gusht 2026, 13:32 | Aktualitet

Bregdeti i Vlorës vijon të jetë një destinacion i preferuar për turistë vendas e të huaj. Disa të kthyer nga emigrimi, të tjerë banorë të Vlorës, por edhe turistë të huaj e përshkruajnë si një qytet të bukur për nga natyra dhe klima, duke e pasur zgjedhje të parë sa herë që vjen vera.

“Mendoj se qyteti është shumë i bukur, ndërsa plazhi është edhe më i bukur. Fatkeqësisht, sot ka pak dallgë, por prapë është bukur. Është hera ime e parë në Vlorë. Vij nga Suedia dhe Vlora i ka tejkaluar pritshmëritë e mia. Zgjodha Vlorën sepse në Suedi tashmë flitet shumë për bukurinë e këtij vendi. Është bërë një destinacion shumë popullor dhe patjetër që do të vij përsëri”, shprehet një turist i huaj. 

Por jo të gjithë janë të kënaqur me atë që ofron Vlora. Zaptimi i hapësirave publike, dhe trafiku në qytet shihen si tejet problematike.

Numri i plazheve publike në qytet ku mund të pushosh falas ka qenë minimal edhe këtë vit. Për herë të parë këtë sezon, Bashkia e Vlorës ofroi një tarifë prej 700 mijë lekësh për një shezlong dhe çadër, por që sërish  ka lënë të pakënaqur . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos