Ky është Daniel Isufaj nga Pogradeci, i cili atë që ka studiuar për teknologjinë e ka konkretizuar me ndërtimin e një prototip roboti…
I gjithi i ndërtuar me buxhet personal, roboti siç tregon Danieli kryen disa funksione njëherësh që nga matja e temperaturës, lagështirës, intensitetit të dritës deri tek sinjalizimi i zjarreve. Sipas Danielit ky prototip me pak upgrade synon që të eksplorojë edhe liqenin e Ohrit.
Por si shumë të rinj në Shqipëri edhe Danieli po përballet me hapësirat për një mundësi punësimi, edhe pse tregu është i gjerë.
Janë disa të rinj në Pogradec që kanë aftësi shumë të mira në robotikë, por në shumicën e rasteve përballen me mungesë mbështetje për të avancuar projektet e tyre ne mungesë të një mbështetje konkrete nga qeveria.
(A2 Televizion)