
Deputeti socialist Erion Braçe është përplasur me protestuesit që ishin mbledhur pranë Kuvendit kundër bashkimit të bashkisë së tyre me Tepelenën.
Teksa Braçe po hynte në ambientet e Kuvendit, protestuesit kanë reaguar ndaj tij, duke shprehur kundërshtimin e tyre për reformën dhe bashkimin e bashkive.
Situata është tensionuar në një moment, kur deputeti socialist është afruar drejt protestuesve dhe i ka pyetur: “Çfarë keni me mua?”
Në pamjet e siguruara nga protesta shihet edhe deputeti demokrat Tritan Shehu, i cili ka ndërhyrë për të larguar Braçen nga turma dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
(A2 Televizion)