Zjarret alarmojnë Lezhën, Ndreu mbledh urgjentisht Policinë dhe SHISH-in: Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Nga A2 CNN
2 Tetor 2026, 12:15 | Aktualitet

Zjarret alarmojnë Lezhën, Ndreu mbledh urgjentisht Policinë dhe

Pas një nate të vështirë për shkak të zjarreve që rrezikuan edhe banesa në disa zona të Lezhës, kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, ka zhvilluar sot një mbledhje urgjente me strukturat e sigurisë dhe emergjencave.

Në takim morën pjesë prefekti i qarkut, drejtues të Policisë së Shtetit, përfaqësues të SHISH-it dhe strukturat e emergjencave civile. Në fokus ishte situata e krijuar nga zjarret dhe hetimi për identifikimin e personave që mund të kenë shkaktuar vatrat.

Fakti që disa vatra u aktivizuan në zona të ndryshme dhe u përhapën me shpejtësi ka ngritur dyshime për zjarrvënie të qëllimshme. Për këtë arsye, Ndreu ka kërkuar angazhim të plotë të institucioneve për dokumentimin e rasteve dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

Gjatë takimit u diskutua edhe për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve, me qëllim parandalimin e situatave të ngjashme dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronave.

Pas mbledhjes, kryetari i Bashkisë Lezhë u bëri apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet për çdo vatër zjarri apo lëvizje të dyshimtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos