Fermerët braktisin të mbjellat, dyfishohen çmimet e plehrave kimike në Bujqësi

Nga Gazment Janku
16 Mars 2026, 13:54 | Aktualitet

Sikur të mos mjaftojnë problematikat që kanë për të gjetur treg për shitjen e produkteve bujqësore, tashmë fermerët që kultivojnë ullirin në fshatin Varibop të Fierit, janë në kushte thuajse të pamundësisë për të vijuar me shërbimet e kulturave që kanë mbjellë. Kjo për shkak të dyfishimit të çmimeve të plehrave kimike të domosdoshme në këtë periudhë.

Kjo ka bërë që disa prej tyre të braktisin tokat dhe të mbjellat dhe të mendojnë sërish largimin në pamundësi për të vijuar punën dhe të mbajnë ekonomikisht familjet e tyre.

Fermerët e kësaj zone e kanë të bazuar ekonominë e tyre familjare te kultura e ullirit dhe dështimi me të i çon pashmangshmërisht drejt falimentimit. Ata apelojnë për ndihmë nga shteti teksa theksojnë se nuk kanë përfituar asnjëherë subvencione. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos