Braktisi fëmijët e mitur, shpallet në kërkim 40-vjeçarja në Korçë

Nga A2 CNN
14 Mars 2026, 14:37 | Aktualitet

Braktisi fëmijët e mitur, shpallet në kërkim

Një 40-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka braktisur fëmijët e saj të mitur.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Korçës, është referuar materiali në Prokurori dhe është shpallur në kërkim shtetasja M. D., 40 vjeçe, banuese në Korçë, e dyshuar për veprën penale “braktisja e fëmijëve të mitur”.

Policia bën me dije se procedimi penal ka nisur pas denoncimit të bërë nga familjarët, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e 40-vjeçares. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos