Më shumë fitim në vend, Vlora po “josh” profesionistët të braktisin emigrimin

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
15 Shtator 2026, 13:47 | Aktualitet

Të rinjtë që përfundojnë shkollën profesionale në Vlorë jo vetëm që nuk po largohen më jashtë vendit, por sipas drejtuesit të kësaj shkollë edhe një pjesë që kanë ikur vite më parë, tashmë po kthehen.

Duket se Vlora me etjen që ka për profesionistë të punëve të ndryshme po ofron jo vetëm punë por me sa duket edhe shpërblim që konkurron atë që mund të marrin në vendet e Evropës. Drejtori i Shkollës Industriale, e shpjegon më konkretisht se çdo thotë të punojë një profesionist në Vlorë.

Madje ish-nxënës të kësaj shkolle, që sot kanë bizneset e tyre në profesione të ndryshme janë edhe subjektet e para jo vetëm për praktikat e nxënësve por edhe për të tërhequr punonjës të kualifikuar, duke krijuar një nga bashkëpunimet më të suksesshme dhe konkrete të këtyre shkollave në vendin tonë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos