Nga mësuesit dhe prindërit, interes i lartë për programet pas shkolle në juglindje

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
15 Shtator 2026, 15:19 | Aktualitet

Programi pas shkolle që po aplikohet në të gjithë vendin, në shkollat 9 vjeçare ka gjetur një interes të lartë në juglindje të vendit si nga prindërit ashtu edhe nga mësuesit. Kjo vërtetohet nga numri i lartë i aplikimeve të cilat po vijojnë në shkollat ku do të aplikohet ky program.

Drejtoresha e zyrës rajonale të Arsimit parauniversitar në Korçë, tregon mënyrën se si do të funksionojë programi, aplikimet e mësuesve, prindërve të nxënësve dhe çfarë parashikon programi sipas klasave.

Edhe prindërit e kanë mirëpritur këtë program edhe për faktin që fëmijët mund të jenë nën kujdesin e mësuesve profesionistë si në procesin e kryerjes së detyrave ashtu edhe në atë të prirjeve që duhet t’u zhvillohen.

Edhe pse aplikimi i programit pas shkolle aplikohet në të gjithë vendin, fatkeqësisht nuk mund të zhvillohen në shkolla që kanë numër të reduktuar nxënësish dhe komuniteti.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos