
Pa asnjë ndihmë nga shteti dhe me forcat dhe financat e tij, fermeri Kujtim Plangaj nga Postriba e Shkodrës jo vetëm që po kultivon qepën e kësaj zonë, mjaft e njohur për vlerat e saj, por ka rritur të krijojë për here të parë një varg me qepë të Postribës 110 metra të gjatë aq sa është edhe ura e famshme e Mesit një tjetër simboI i zonës së Postribës.
Vetë fermeri shprehet se nisma e tij është në nder dhe promovim të vlerave që zona e tij përfaqwson si në produkte bujqësore ashtu edhe në monumente kulture siç është ura shekullore e Mesit.
Ndërsa vetë Kujtimi po ruan një traditë të kësaj zone mungesa e mbështetjes nga shteti dhe natyrisht largimi I të rinjve po venit vlerat e kësaj zone.
Vargu i qepëve do të qëndrojë për disa ditë me qëllim që të tërheqë edhe vëmendjen e turistëve të huaj që vizitojnë këtë zonë. (A2 Televizion)