Flakët në Parkun e Lurës, operacion nga toka dhe ajri: 220 forca dhe 2 “Air Tractor” në terren

Nga A2 CNN
12 Gusht 2026, 13:41 | Aktualitet

Flakët në Parkun e Lurës, operacion nga toka dhe ajri: 220 forca

Ministria e Mbrojtjes informon se po vijon me intensitet të lartë operacioni për menaxhimin e vatrës së zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, në zonën Runjë, mbi fshatin Borie Lurë.

Sipas njoftimit të Ministrisë, të gjitha strukturat janë të angazhuara dhe po punojnë në koordinim të plotë, nga toka dhe ajri, me prioritet mbrojtjen e banesave dhe kufizimin e përhapjes së zjarrit.

Në operacion janë angazhuar rreth 220 forca dhe efektivë, mes tyre MZSH, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, ADZM, shërbimi pyjor, strukturat bashkiake, vullnetarë, AKMC dhe Prefektura e Qarkut Dibër.

Nga ajri po operojnë 2 avionë “Air Tractor”, të përqendruar në vatrat më problematike dhe deri në vënien plotësisht nën kontroll dhe neutralizimin e vatrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos