Rikualifikohet njësia e kimioterapisë në Korçë, ministrja Sala: Nuk do të ketë më nevojë që pacientët të udhëtojnë drejt Tiranës

Nga A2 CNN
12 Gusht 2026, 13:37 | Aktualitet

Rikualifikohet njësia e kimioterapisë në Korçë,

Njësia e kimioterapisë ditore në Spitalin Rajonal të Korçës është rikonstruktuar dhe pajisur me standarde bashkëkohore, duke u mundësuar rreth 300 pacientëve të qarkut të marrin trajtimin pranë vendbanimit të tyre.

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, deklaroi se synimi është decentralizimi i shërbimeve onkologjike, në mënyrë që pacientët të mos kenë nevojë të udhëtojnë drejt Tiranës për çdo trajtim.

Rikualifikohet njësia e kimioterapisë në Korçë,

“Nuk mund të flasim për një sistem shëndetësor cilësor nëse një pacient me kancer duhet të udhëtojë qindra kilometra për të marrë trajtimin që i nevojitet. Objektivi ynë është që shërbimi të shkojë pranë pacientit dhe jo pacienti të udhëtojë për shërbimin. Korça është një hap konkret në këtë drejtim: standarde më të mira, kushte më të sigurta dhe kujdes më pranë qytetarëve”, tha ministrja.

Rikualifikohet njësia e kimioterapisë në Korçë,

Korça është pjesë e një projekti më të gjerë për modernizimin e 8 pikave të tjera rajonale të kimioterapisë, në kuadër të krijimit të një Rrjeti Kombëtar të Onkologjisë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos