Fluks i lartë në dalje në Kapshticë, lëvizje normale në Qafë Thanë

Nga Artin Halili
22 Gusht 2026, 10:11 | Aktualitet

Fluks i lartë në dalje në Kapshticë, lëvizje normale

Vijon të jetë i lartë fluksi i lëvizjeve në dalje nga vendi ynë drejt Greqisë, përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, nga Shqipëria drejt Greqisë kanë dalë 5,795 shtetas, ndërsa nga Greqia drejt Shqipërisë kanë hyrë 3,229 shtetas.

Për përballimin e fluksit, policia kufitare shqiptare punon me 4 sportele në dalje dhe 3 në hyrje.

Sipas autoriteteve, në ditët në vijim pritet që fluksi në dalje të jetë edhe më i lartë, për shkak të kthimit të emigrantëve shqiptarë drejt vendeve të tyre të punës në Greqi, pas përfundimit të pushimeve verore.

Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë Thanës, lëvizjet vijojnë të jenë normale. Gjatë 24 orëve të fundit, në dalje janë regjistruar 4,551 shtetas, ndërsa në hyrje 3,248 shtetas.

Në këtë pikë kalimi kufitar punohet me 5 sportele, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se lëvizjet e regjistruara janë normale për këtë periudhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos