
Të gjitha vatrat e zjarrit në Gojan të Pukës kanë dalë jashtë kontrolli. Sipas raportimeve të A2 CNN situata paraqitet mjaft kritike dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve. Banorët raportojnë se deri më tani nuk ka asnjë helikopter për shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë flakët i janë afruar banesave dhe ka nisur evakuimi i banorëve me ndihmën e forcave të policisë.

Më herët Ministria e Mbrojtjes bëri se në Gojan-Gjegjan, Pukë situata paraqitet e qetë dhe aktualisht nuk ka rrezik për banesat. Në terren janë 6 automjete zjarrfikëse me 29 efektivë MZSH, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 50 forca bashkiake dhe 50 vullnetarë, të mbështetur nga 40 efektivë të FA-së, 1 automjet zjarrfikës dhe 2 helikopterë. Mjetet janë stacionuar në pikat me rrezik riaktivizimi për ndërhyrje të menjëhershme.
(A2 Televizion)