Në kulmin e sezonit veror dhe të vapës së gushtit, Vlora është përballur me fluks të lartë pushuesish, trafik të rënduar dhe mijëra udhëtarë që mbërrijnë nga Italia. Kthimi i emigrantëve për pushime dhe interesi për destinacionet turistike të Karaburunit e Sazanit kanë shtuar ndjeshëm lëvizjen në rrugët e qytetit dhe në port.
Këto janë pamjet që do të vijojmë te shohim nga Vlora këto ditë te nxehta gushti.
Krahas pushuesve vendas dhe emigrantëve që kthehen nga Italia për pak ditë plazh janë edhe turistët gjithnjë e në rritje që mbushin jo vetëm vijën bregdetare
Pikat kryesore turistike: Ishullit të Sazanit dhe plazhet e Karaburunit janë më të preferuarat
Të dhënat nga Porti I Vlorës tregojnë lëvizje të shtuara, ku vetëm në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur nga Brindisi 818 pasagjerë, 228 automjete, 14 kamperë dhe tetë kamionë.
Fluksi pritet të jetë në rritje jo vetëm nga hyrjet përmes anijeve por dhe në rrugët tokësor apo ata që kanë zgjedhur Rinasin si ndalesë e parë e më tej drejtimin në qytetin bregdetar. (A2 Televizion)