
Situata e zjarreve në fshatrat Panahor, Ngracan dhe Riban në Mallakastër është nën kontroll, ndërsa nga verifikimet në terren nuk janë konstatuar vatra aktive zjarri apo pika me rrezik përhapjeje.
Forcat e angazhuara për kontrollin e perimetrit të jashtëm të zonës së prekur kanë konfirmuar se aktualisht nuk ka më vatra aktive në këtë hapësirë.

Efektivët e MZSH Mallakastër, së bashku me vrojtuesit e Bashkisë, do të vijojnë të qëndrojnë në zonë për monitorim të vazhdueshëm, me qëllim evidentimin në kohë të çdo vatre të mundshme.
Në këto kushte, është kërkuar tërheqja nga operacioni e 30 trupave të Forcave të Armatosura, të cilët u angazhuan gjatë ditës së sotme për kontrollin e perimetrit të zonës së prekur nga zjarri.
Pas disa ditësh përballje me flakët, situata në këtë zonë paraqitet e stabilizuar, ndërsa monitorimi do të vijojë për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të zjarrit. (A2 Televizion)