Frustrimi nga videot erotike, psikologia: Dëm i madh social, Marina Abramoviç nxori në pah mendjen njerëzore

Nga A2 CNN
1 Tetor 2026, 19:12 | Aktualitet

Për psikologët, publikimi i videove me përmbajtje erotike është një shfryrje e frustrimit të mendjes njerëzore, për të nxjerrë në publik një gabim që mund të jetë i paqëllimshëm.

Anisa Zaçe tregon shembullin që nxori në pah se deri ku shkon instinkti njerëzor ndaj një viktime.

“Një nga arsyet se përse u përhap në mënyrë aq masive, është që askush nuk mendoi për askënd”, thotë psikologia Anisa Zaçe.

Mjaftoi një kureshtje e tepruar e shqiptarëve që në telefonat celularë të shpërndaheshin videot erotike të filmuara në studion e kompozitorit Adi Hila. Shumëkush që mendoi se po shihte një skandal të madh, në fakt rriti përmasat e një dëmi social të parikuperueshëm për personat e përfshirë në video dhe familjet e tyre.

 “Videot duheshin bojkotuar, sipas psikologes, por ajo që ndodhi ishte një frustrim i opinionit publik për të gllabëruar një material aq të ndjeshëm.”

“Frustrimi i mendjes njerëzore nuk është vetëm në privat, por edhe në publik. Psikologia jep një nga shembujt që mori vëmendjen botërore.”

 “Burrat janë ata që ndërmarrin më shumë këto veprime, pasi, sipas psikologes, kanë një nivel kontrolli më të ulët të vetes dhe instinktit të tyre.”

“Qindra persona në Shqipëri bien çdo vit viktima të shantazhit ose publikimit të paautorizuar të fotove dhe videove intime, ndërsa numri real besohet të jetë më i lartë për shkak të rasteve që nuk raportohen.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos